Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive Zharko Karaxhovski në emisionin “Vetëm intervistë” në televizionin Kanal 5 theksoi se java e ardhshme pritet të jetë kritike në pjesën e të sëmurëve, të shtruarve në spitale, të vdekurve dhe shtretërve spitalorë.
“Ende nuk e kemi arritur maksimumin. Çdo virus respirator e ka aktivitetin e vet gjashtë deri tetë javë. Për momentin jemi te java e gjashtë. Është kruciale java e shtatë në pjesën e të sëmurëve, të shtruarve në spitale, të vdekurve dhe shtretërve spitalorë”, tha Karaxhovski.