Karakaçanov: Askund nuk thash se ato emra janë deputetë maqedonas, por në VMRO-DPMNE njohën veten

e postuar më at 15:42
66 0

Pas reagimeve të vrullshme kundër postimit të tij në facebook, ku me emër dhe mbiemër dha më shumë politikanë maqedonas me pasaportë bullgare dhe i ftoi të votojnë në zgjedhjet parlamentare të rradhës në Bullgari, ministri i mbrojtjes dhe zv.kryeministër i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov, u tërhoq dhe sqaroi.

Karakaçanov zbulon emrat e politikanëve maqedonas me pasaportë bullgare

„Unë asnjëherë nuk kam thënë ose shkruar se emrat që kam publikaur janë deputetë maqedonas ose funksionarë të VMRO-DPMNE-së. Thjesht ata emra mua më flasin diçka. Nuk di pse ndodhin ato reagime të vrullshme. Nuk thash se ata janë deputetë, por ata në DMPNE njohën veten.Çdokush mund të hyjë në listat zgjedhore në Bullgari dhe të shohë nëse ata emra janë aty. Ajo nuk është informatë sekret dhe çdokush mund ta kontrollojë. Përsëris, nuk them se ata emra janë deputetë ose funksionarë të VMRO-DPMNE-së, por duhet të them se në listat zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme parlamentare ka edhe shumë emra intersantë.”, deklaroi Karakaçanov.

nga kategoria