Kanë hyrë në procedurë parlamentare ndryshimet ligjore për sigurimin e terminaleve për shenjat e gishtave

56 0

Propozim-ndryshimet e nevojshme zgjedhore për sigurimin e terminaleve për shenjat e gishtave gjatë votimit tashmë kanë hyrë në procedurë parlamentare.

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq deklaroi se ministria prej kohësh ka punuar në detektimin e ndryshimeve të nevojshme dhe janë definuar detajet që duhet të miratohen nga ligjvënësi. Ministria deklaroi si ka përgatitur edhe ndryshime të tjera për zbatimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR-së në Kodin zgjedhor.

Këto propozime të ministrisë duhet të shqyrtohen dhe të marrin pëlqimin e partive politike. Po në lidhje me Kodin zgjedhor, dhe me ndryshimet më madhore që paralajmëruan një ditë më parë dy liderët Zaev dhe Mickoski, do të vijojnë edhe negociatat në nivel politik.

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria