Smart News

Kandidati i “pavarur”, por i shoqëruar me komitë!

Shkruan: Medai Shaoilli

A është ky kandidati i “pavarur” apo kandidati i deleguar nga Mickua për kryekomunar në Strugës, biznesmeni i njohur Mendi Qyra, i shoqëruar me funksionarë të VMRO-së?

Si thoni, ka shans që VMRO-ja dhe Micko të na marrin kalanë nga brenda duke kandiduar me një të “pavarur” dhe një shpirtshitur te komitët si z. Qyra?

Nuk e besoj që struganët do t’i besojnë një kandidati të VMRO-së për kreun e komunës!

Nuk e besoj që t’ia hajë pula mend struganëve dhe të gënjehen pas oligarkut të VMRO-së dhe ta votojnë në pretekstin se “nuk vjedh ky” se është biznesmen?

Megjithatë, tetori po afrohet ku një ditë pas zgjedhjeve do të shohim sesi struganët e kanë hedhur poshtë kandidatin e Mickos apo do të kenë zgjedhur një kandidat tjetër nga partitë shqiptare në krye të komunës së Strugës?

Exit mobile version