Kamçev: Në rastin “Lidhja Ndërkombëtare” duhet të ketë edhe të akuzuar tjerë, më kërcënuan me torturë

e postuar më at 16:43
99 0

Orce Kamçev e akuzoi Bojan Jovanovskin për zhvatje, se i ka ofruar projekte fiktive dhe tha se për rastin “Lidhja ndërkombëtare” duhet të japin llogari edhe Kiçeec, edhe Janeva dhe biri i saj.

Në lëndën “Lidhja ndërkombëtare” mungojnë Zoran Milevski-Kiçeec, Katica Janeva dhe biri i saj. Bëni akuzë selektive.

Me deklaratë të këtillë Orce Kamçev sot e filloi dëshminë në rastin “Lidhja ndërkombëtare” dhe shtoi se nuk i njeh të akuzuarit Frosina Remenski, ndihmësen e Bojan Jovanovskit, Hristina Bllazhevskadhe babain e Boki 13, Mile Jovanovski, përcjell SmartNews.

Para se të bëjë dëshminë, ai kërkoi, por nuk iu lejua, të hiqet nga lista e dëshmitarëve.

Dëshmia e tij, në pjesën më të madhe përputhej me deklaratën e dhënë në lëndën “Zhvatja”, në disa çaste ngjante me mbrojtjen për rastin “Perandoria”, ku Kamçev është i akuzuar, por thotë se ëshë rast i kurdisur ndaj tij.

Kamçev tha se Bojan Jovanovski-Boki 13 ka folur për dy projekte, njëri për qendër tregtare me brende të njohura dhe tjetri për projekte evropiane për të rriturit.

Ai theksoi se edhe Janeva dhe biri i saj duhet të jenë ndër të akuzuarit, duke përmendur Llazar Janev, birin e Katica Janevës i cili ka nënshkruar kontratë në emër të 1 TV, ku ka qenë i punësuar, si dhe Zoran Milevski-Kiçeec pasi që ai ka qenë personi që ka afruar Boki 13 te Orce Kamçev me ofertat për projekte të ndryshme

„Kur refuzova ta nënshkruaj projektin e dytë, më thanë që për atë ka interes Katica Janeva dhe biri i saj dhe nëse nuk e nënshkruaj do të ketë torturë ndaj meje”, tha Kamçev./SmartNews/

nga kategoria