Smart News

Kadriu: VLEN ka marrë shtatë pozita më shumë se sa kur vet BDI-drejtonte spitalin e qytetit të Kumanovës

Shkruan Gëzim Kadriu, Nënkryetar i Aleancës për Shqiptarët

Po i ndjek disa zyrtarë të BDI-së opozitare në qytetin e Kumanovës të cilët po reagojnë me statuse në fb, duke u munduar tê paraqesin në opinion gjendjen e zymtë të përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet shëndetësore.

Për fatin e keq të BDI-së dhe për fatin e mirë të shqiptarëve realiteti është me sa vijon:

Në spitalin e Kumanovës VLEN ka arritur marrëveshje me partnerët e koalicionit për shtatë pozita udhëheqëse më shumë se BDI kur ishte në pushtet, që do të udhëhiqen për herë të parë nga kuadro shqiptare, mjek profesionistë, edhe atë:

1.Repartin e Rengenit
2.Repartin e Gjinekologjisë
3.Repartin e Sëmëndjeve Interne
4.Repartin e Neurologjisë
5.Barnatoren e Spitalit
6.Sekretari i përgjithshëm i spitalit
7.Udhëheqësin e sektorit për Punë Juridike.

Exit mobile version