Categories: LajmePolitika

Kadriu: Fetai, eksperiment politik pa legjitimitet – sot shërbëtor i VMRO-së, nesër do ikni!

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Gezim Kadriu, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Arben Fetait, duke i cilësuar si përpjekje për të mbuluar tradhtinë politike ndaj partisë dhe kryetarit Arben Taravari.

Kadriu duke iu përgjigjur Fetait i cili kërkoi dorëheqje të deputetëve të ASH-së, dhe dorëzim të mandateve, theksoi se është absurde që një person pa asnjë legjitimitet votash kërkon të diktojë fatin e deputetëve të zgjedhur me votë popullore.

“Po kërkon dorëheqje një person që s’ka marrë asnjë votë nga qytetarët, por është bërë ministër dhe zëvendëskryeministër si peshqesh politik, pa meritë, pa legjitimitet – thjesht si eksperiment!”, tha Kadriu.

Ai akuzoi Fetain se, ndonëse pretendon se ASH po afrohet me BDI-në, vetë është kthyer në “shërbëtor të VMRO-së së Mickoskit”, duke mbështetur një qeveri që po përjashton shqiptarët nga institucionet.

“Ministrat shqiptarë janë kthyer në makineri votimi – shpesh as nuk dinë çfarë po votojnë. Vetë e kanë pranuar!”, theksoi ai.

Sipas Kadriut, për një vit qeverisje janë bërë 12.400 punësime, por vetëm 200 deri 300 prej tyre janë shqiptarë. Ai shtoi se përfaqësimi shqiptar është ulur nga 28% në vetëm 3%, ndërsa 500 milionë euro kredi do t’i paguajnë të gjithë qytetarët, por asnjë kompani shqiptare nuk është ndihmuar.

“Po, ne kemi kritikuar BDI-në dhe do ta kritikojmë sërish – por me argumente. Por nëse mendoni se BDI është më e rrezikshme se kjo VMRO e Mickoskit, atëherë ose jeni të kapur, ose të shitur, ose pa asnjë ndërgjegje kombëtare”, deklaroi ai.

Kadriu përmbylli reagimin me një paralajmërim të fortë: “Talluni me shqiptarët deri në tetor… pastaj ikni, nga keni ardhur!”, ka përfunduar Kadriu.

Admin01

Recent Posts

Aleanca për Shqiptarët: Decentralizimi dhe Siguria Publike, shtylla të një shteti funksional

Aleanca për Shqiptarët rikujton se pika e tetë e Platformës Kombëtare e saj përqendrohet te…

6 minutes ago

“Sipas dinamikës së Bilall Kasamit, stadiumi i Tetovës do të ndërtohet në vitin 2050” JA KONTRATA dhe DINAMIKA

Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se në muajin tetor,…

32 minutes ago

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

4 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

5 hours ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

5 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

6 hours ago