Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Gëzim Kadriu, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në Qendrën Klinike Universitare “Toariluc” në Shkup, duke ngritur shqetësime për përjashtimin sistematik të kuadrove shqiptare në këtë institucion shëndetësor.
Në një postim në Facebook, Kadriu shkruan se para tre javësh, Dr. Ilir Shabani, i vetmi shef reparti shqiptar nga gjithsej pesë reparte, është zëvendësuar nga Viliam Velkovski. Ai më tej thekson se sot është shpallur vendimi për 20 punësime të reja, ku vetëm tre janë shqiptarë.
“Para tre javësh, në Qendrën Klinike Universitare ‘Toariluc’ në Shkup, i vetmi shef reparti shqiptar nga pesë repartet, Dr. Iliri Shabani, u zëvendësua nga Viliam Velkovski. Sot u shpall vendimi për 20 punësime të reja, nga të cilat vetëm 3 janë shqiptarë.
Честитам за одлуката, почитуван министер Азир Алиу!” – përfundon Kadriu në reagimin e tij.