Ka ndërruar jetë ambasadori i RMV në Berlin, Ramadan Nazifi

e postuar më at 10:25
62 0

Ka ndërruar jetë Ramadan Nazifi, ambasador aktual i Maqedonisë së Veriut në Berlin që nga viti 2019, njofton Flaka

Nazifi ka qenë ambasador në Zvicër nga viti 2009 deri në vitin 2013.

“Ramadani, me të cilin krijova miqësi personale, ishte njeri dhe diplomat i shquar dhe do të mbahet mend nga kolegët e tij në Ministri. Ngushëllimet e mia familjes, miqve dhe punonjësve të Ministrisë. U prefsh ne paqe”, shkruan ministri i punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Nga viti 1995 Nazifi ka qenë i angazhuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme si diplomat profesionist.

Më herët ka qenë Drejtor i Shkollës fillore “Bajram Shabani” në Kondove, 1995-1994   Profesor i gjuhës frënge në  Shkollën Fillore “Liria” në Shkup, 1995-1994.

Nazifi ka qenë i angazhuar  më tepër për aktivitete politike, kulturore dhe humanitare në qeverisjen lokale në Radushe dhe në Komunën e Kondovës. Flaka

J X

nga kategoria

pg slot