Juventusi dhe Napoli në garë për futbollistin nga Tetova

e postuar më at 23:24
89 0

Nedim Bajrami është një nga futbollistët që ka spikatur më së shumti jo vetëm te Empoli në këtë sezon, por në të gjithë kampionatin e Serisë B. Kjo ka bërë që për shërbimet e tij të interesohen edhe dy skuadrat gjigande, Juventusi dhe Napoli, informon Botasot. Lidhur me interesimin e këtyre dy skuadrave të njohura italiane, Bajrami ka thënë se për momentin nuk e mendon një gjë të tillë.

“Të shkoj në Serinë A është ëndrra ime, por nuk është mjaftueshëm. Dua të shkoj në Botëror me Shqipërinë edhe pse grupi është shumë i vështirë”, u shpreh Bajrami.

Futbollisti me origjinë nga Tetova këtë edicion me Empolin numëron gjithsej 29 ndeshje dhe 5 gola të shënuar.

nga kategoria