Justin Bieber s’përdor më telefon dhe ja si ia bën të merret vesh me të tjerët

e postuar më at 23:32
114 0

Këngëtari Justin Bieber ka marrë vendimet e duhura për jetën e tij, për të përmirësuar shëndetin, për të larguar varësinë nga telefoni e rrjetet sociale, si dhe për të rregulluar orarin e gjumit. Ai nuk përdor më një telefon dhe jeta e tij është bërë më e mirë, siç thotë vetë Bieber.

Këngëtari mban tashmë vetëm një iPad për të kontaktuar me ekipin e tij, ndërsa personave të tjerë i ka bërë të gjithëve “dalje”.

“Kam mësuar se si të vendos kufij dhe thjesht ndjej se nuk i detyrohem askujt asgjë”, u shpreh ai. “Kjo më ka ndihmuar të jem në gjendje të them thjesht “jo” dhe të jem i vendosur në atë që them. Dua me gjithë zemër t’i ndihmoj njerëzit, por unë nuk mund të bëj gjithçka.

“Në këtë pikë të jetës, kam arritur një nivel suksesi aq shumë herë sa e di se suksesi nuk është gjithçka, nuk është ajo që më sjell në ‘kulmin e lumturisë sime’.

“Unë thjesht ndryshova përparësitë e mia në mënyrë që të mos bëhesha thjesht “një statistikë” tjetër në muzikë. Qëllimi im i vetëm tani është ta përdor muzikën time për të frymëzuar.”- tregoi Justin.

Justin dhe Hailey kanë shitur zyrtarisht së fundmi shtëpinë e tyre të parë në Beverly Hills.

Rezidenca prej 6,132 metrash katrorë dhe e mobiluar plotësisht u shit nga Justin dhe Hailey Bieber këtë të enjte për vlerën 7,955 milion dollarë, duke marrë kështu një humbje prej 545,000 dollarësh, pasi çifti e bleu këtë shtëpi për 8,5 milion dollarë në 2018, konfirmon prestigjozia “People”.

nga kategoria