Categories: LajmePolitika

“Ju pyetni, unë përgjigjem” pa përgjigje – Fetai mungon në premierën e iniciativës

Zëvendëskryeministri për Integrime Europiane, Arben Fetai, kishte paralajmëruar për këtë javë një iniciativë të re komunikimi me qytetarët përmes rubrikës “Ju pyetni, unë përgjigjem”, duke u zotuar se çdo të premte do t’u përgjigjej pyetjeve të adresuara nga publiku mbi tema si politika qeveritare, punësimet, përfaqësimi, reformat dhe çështje të tjera me interes të gjerë publik, shkruan Flaka.

“Fjala është e juaja. Përgjegjësia, e imja”, thuhej në njoftimin zyrtar të publikuar nga Fetai.

Megjithatë, edhe pse këtë të premte pritej të mbahej edicioni i parë i kësaj nisme, Fetai nuk u shfaq fare në rrjetet sociale.

Si pasojë, një sërë pyetjesh konkrete të dërguara nga qytetari dhe aktivisti Rroni Kadriu mbetën pa përgjigje — ndonëse ishin dorëzuar brenda afatit dhe lidhen drejtpërdrejt me angazhimet politike të qeverisë.

“Po i ripërsëris pyetjet e mia për gjithë VLEN-in! Ndërsa Arben Fetai nuk e mbajti fjalën! Nuk u përgjigj sot ashtu siç tha!”, shkroi Kadriu publikisht.

Këto janë pyetjet që mbetën pa përgjigje:

Çfarë ndodhi me projektin për themelimin e Akademisë Shqiptare?
Cili është statusi i ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat dhe kur pritet të miratohet?
Pse në Muzeun e Tetovës mungojnë profesionistë shqiptarë – arkeologë, historianë dhe etnologë?
Përse po ndërtohet një EKO-Park në Shtip, ndërkohë që Maqedonia Perëndimore nuk ka asnjë të tillë?
Cili është progresi aktual për rrugën Tetovë–Prizren?
Ku mbetën investimet e premtuara në Kodrën e Diellit nga investitorë të huaj?
Reagimet në rrjetet sociale pasuan menjëherë. Mungesa e paraqitjes së Fetait dhe mospërgjigjja ndaj pyetjeve thelbësore ngjalli kritika dhe ngriti dilema rreth sinqeritetit të kësaj iniciative për komunikim me qytetarët në rrjetet sociale. Flaka

Admin01

Recent Posts

Selmani: Lëvizja “Arbëria” është krijesë e vet VLEN-it

Shkruan Nafie Selmani Në qarqe të ndryshme politike, por edhe brenda vetë strukturave të VLEN-it,…

1 hour ago

Deputetja Rina Ajdari ironizon me Arben Fetaun: Parmendo a mund të ”flas shqip”

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari Rustemi, ka ironizuar me Zëvendëskryeministrin për Qeverisje…

1 hour ago

Xhabir Deralla: Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut po përkeqësohen

Në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën, analisti politik, Xhabir Deralla, ofron një vështrim kritik…

2 hours ago

Vetëvendosje kopjon llogon dhe moton e AKI “Bashkë”

Lëvizja Vetëvendosje ka kopjuar slloganin dhe llogon e Aleancës Kombëtarw për Integrim për fushatën e…

5 hours ago

Qytetarët: “Nga Kondova fillon epoka e ndryshimit për Sarajin me Blerandin” (Video)

Gara për Sarajin dhe ëndrra e tyre që komuna të shndërrohet në një qendër turisitke…

5 hours ago

RMV, shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të…

5 hours ago