Smart News

Jonuzi: Elitat politike të mos mbyllin sytë ndaj infiltrimeve ideologjike nga Irani

Botuesi i PressOnline.al, Destan Jonuzi ka ngritur shqetësim publik lidhur me ndikimin në rritje të Iranit në Maqedoninë e Veriut, duke kërkuar veprime konkrete nga elitat politike të vendit.

Në deklaratën e tij, ai bën thirrje që përveç mbështetjes deklarative ndaj partnerëve strategjikë – Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian – për luftën kundër armëve bërthamore, institucionet në vend duhet të marrin masa për të frenuar depërtimin e ideologjisë iraniane.

Jonuzi thekson se partitë politike që kanë çfarëdo lidhje me Iranin apo që ndihmojnë përhapjen e ideologjisë së saj duhet të sanksionohen ligjërisht. Ai shpreh shqetësim të veçantë edhe për disa media në vend, të cilat sipas tij, mund të jenë të financuara nga burime të dyshimta iraniane, dhe që në shumë raste kontribuojnë në shpërndarjen e propagandës ruse.

“Duhet të hetohen seriozisht ato media që kanë lidhje me para të pista nga Irani dhe që veprojnë në shërbim të interesave të huaja ideologjike. Është çështje sigurie kombëtare,” theksoi Jonuzi.

Ky reagim vjen në një kohë kur rajoni përballet me sfida të shumta në sferën e sigurisë dhe informimit, duke ngritur nevojën për mekanizma më të fuqishëm institucionalë kundër ndikimeve të jashtme.(PressOnline.al)

Exit mobile version