Johnny Depp në filmin e ri që trajton misterin e vrasjes së 2PAC

e postuar më at 13:09
89 0

Aktori i njohur ka realizuar një dramë në të cilën flitet për misterin e vdekjes së legjendës së muzikë RAP, Tupac Shakur.

Aktori 57-vjeçar publikoi posterin për filmin “City of Lies” në Instagram, të premten.

“Faleminderit Voletta Wallace dhe familjes Poole që lejuan Bradin, Forestin dhe mua e ekuipazhin të tregojmë këtë histori të rëndësishme dhe në kohë”, shkroi ai. “E vërteta është një zog i rrallë. Aq më shumë arsye për ta kërkuar atë. ‘City of Lies’ është lansuar në kinematë amerikane. Në VOD vjen më 9 prill. Më shumë territore që do të shtohen së shpejti”, ka shkruar aktori në postimin e tij.

Drama e krimit trajton edhe në pas vrasjeve të Tupac Shakur dhe Notorious B.I.G.

Depp e kishte xhiruar filmin më 2017, por nuk ishte publikuar më 2018, siç ishte planifikuar, për shkak të një procesi gjyqësor të ngritur kundër Deppit nga një menaxher në film, duke pretenduar se ylli e sulmoi atë në shesh xhirimi.

Postimi erdhi një ditë pasi aktori i “Pirates of the Caribbean” e quajti ish-bashkëshorten e tij Amber Heard, mashtruese e cila interesin primar e ka tek paratë. Martesa e çiftit përfundoi katër vjet më parë në Gjykatën e Apelit në Londër, kurse tani ylli hollywoodan Depp, po përpiqet të rrëzojë vendimin e Gjykatës së Lartë, ku ai akuzohet ta ketë sulmuar ish-bashkëshorten dhe e bëri të frikësohej për jetën e saj.

Pas shkurorëzimit të përcjellë me skandale të shumta, karriera e Johnny Deppit, që dikur shquhej si një prej aktorëve më të paguar të hollywoodit, pësoi dëme. Me t’u identifikuar si person i ashpër dhe i dhunshëm ndaj ish-gruas, Depp e humbi një prej roleve më të rëndësishme në vjetët e fundit. Bëhet fjalë për filmat “Fantastic Beasts” ku ai e kishte portretizuar magjistarin e keq, Gellert Grindelwald.

Studioja “Warner Bros” i kishte kërkuar aktorit që të heq dorë nga ky rol, pas humbjes së betejës ligjore në Londër me gazetën “The Sun”, rast ky i cili ndërlidhej me akuzat për dhunë familjare kundër tij. Aktori Mads Mikkelsen është caktuar për ta zëvendësuar Deppin, në këtë projekt shumë të suksesshëm në arkat filmike.

Kurse të dielën më 21 mars, një burrë i panjohur hyri pa leje në shtëpinë e aktorit. Policia ishte lajmëruar nga kompania e sigurimit se një burrë ka hyrë në shtëpi pa leje, të cilët më pas e kishin arrestuar atë.

Kjo është hera e dytë që kjo pronë e yllit 57-vjeçar të kinematografisë është shënjestruar nga fansat. Para dy muajve një grua u arrestua nga policia, brenda shtëpisë së Johhny Deppit në Hollywood.

nga kategoria