Smart News

Jasin Jusufi: Dënimi popullor për VLEN veç ka nisur, në tetor do të jetë i plotë!

Aktivisti qytetar nga Çairi, Jasin Jusufi, ka reaguar me tone ironike ndaj tubimit të mbajtur mbrëmë në sheshin “Skënderbeu” në Çair, ku u hap shtabi zgjedhor i subjektit VLEN.

“Me kaq njerëz u pat zgjedh plak katundi, babgjyshi i një shokut tim,” ka komentuar Jusufi në rrjetet sociale, duke aluduar për pjesëmarrjen modeste në këtë ngjarje. Ai ka shtuar me një paralajmërim politik: “Veç më ju ka dënuar populli, por dënimin më të madh do ta merrni në tetor!”

Në një koment tjetër, Jusufi ironizon edhe atmosferën e organizimit, duke shkruar: “Ndihmën e shpejtë e kanë thirr, mos i bjerë të fajtë atij të Bilallit!”

Hapja e shtabit të VLEN-it vjen në prag të zgjedhjeve lokale të tetorit, ndërkohë që fushata e tyre po përballet me komente të ashpra e kritika nga qytetarët dhe figura publike në rrjetet sociale.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Exit mobile version