Jack Ma: Isha më i lumtur kur fitoja 12 dollarë në muaj

e postuar më at 16:31
68 0

Jack Ma, themeluesi i kompanisë Alibaba, është kinezi më i pasur dhe një ndër njerëzit më të pasur në botë.

Ai ‘peshon’ 25 miliardë dollarë.

Megjithatë, Ma thotë që ishte i lumtur – madje më i lumtur se tash – kur ishte mësues anglishteje në një universitet në Kinë dhe fitonte 12 dollarë në muaj.

Me këtë punë ai kishte jetuar pas diplomimit më 1988 në Hangzhou të Kinës, transmeton gazetametro.net

Ai thotë që arsye për këtë është fakti që me pasurinë e madhe vjen edhe niveli i njëjtë i përgjegjësisë, që nuk ekziston kur nuk paguheni shumë.

“Nëse keni më pak se 1 milion dollarë, ju e dini se si t’i shpenzoni, ndërsaa kur bëheni miliarder ato më nuk janë vetëm paratë tuaja.

Paratë që kam sot janë përgjegjësi, është besimi i njerëzve ndaj meje”, thotë Ma, që udhëheq kompaninë Alibaba, ndër më të suksesshmet në botë.

Periudhën kur është paguar fare pak ai e përshkruan si më të lumturën në jetën e tij, kurse thotë që kur mblodhi pasuri prej 10 milionë dollarësh, bashkë me to erdhën edhe telashet.

nga kategoria