Smart News

Izet Mexhiti: Nuk mohojmë që kemi qenë derivat i atij subjekti, por asnjëherë nuk kemi qenë derivat i Dick Martit, rasteve të montuara, ku çdokund del i përzier Artan Grubi

Sonte në Kumanovën e sakrificës së madhe kombëtare, po paralajmërojmë FITOREN E MADHE të shqiptarëve dhe koalicionit opozitar VLEN!

Ftoj çdo aktivist të sinqertë të BDI-së t’i bashkëngjitet Lëvizjes Demokratike sepse fryma e vërtetë e BDI është pikërisht në Lëvizjen tonë!

Ne nuk e mohojmë që kemi qenë pjesë dhe derivat i atij subjekti, por asnjëherë nuk kemi qenë derivat i Dick Martit, shtëpive të verdha, e rasteve të montuara, ku çdokund del i përzier Artan Grubi.

Ju ftoj që nga nesër masovikisht të dalim në orën 10 të mengjesit dhe me nënshkrimin tonë të legjitimojmë kandidaturën e kandidatit shqiptar për President, Dr. Arben Taravarit dhe të vendosim shenjën tonë në NDRYSHIMIN E MADH që po vjen me 8 Maj!

Ne kemi thënë që në fillim se do të dalim me kandidat shqiptar për President, ndërsa BDI doli me kandidat vetëm për të përçarë votën shqiptare. BDI nuk është ajo e vjetra që bashkonte shqiptarët, kjo BDI e kapur nga Artan Grubi vetëm përçan shqiptarët, prandaj edhe nuk e meriton votën shqiptare.

Vota shqiptare, e shumicës së dytë në vendin tonë do të shkojë për Arben Taravarin!

NDRYSHIMI PO VJEN!

Exit mobile version