Categories: LajmePolitika

Izet Mexhiti flet për emrin e Lëvizjes së re

Izet Mexhiti, njëri prej anëtarëve të fraksionit të deritanishëm brenda BDI-së dhe deputet konfirmoi se prej sot e fillon procedurën për formim të lëvizjes së re.

“Ende nuk kemi menduar për emrin e lëvizjes. Debati është hapur dhe presim të arrijnë nisma nga qytetarët”, deklaroi Mexhiti për MIA.

Të premten, për televizioin shqiptar “Vizion plus”, Mexhiti theksoi se nuk do të formohet parti klasike, por lëvizje e cila do ta artikulojë të menduarit ndryshe brenda BDI-së. Sipas tij, do të ketë dy blloqe politike tek shqiptarët – njëri pushtet dhe tjetri opozitë e cila, siç thotë, detyrimisht do të prodhojë efekt më të madh për shqiptarët.

Kryetari i Komunës së Sarajit dhe njëri prej anëtarëve të fraksionit brenda BDI-së, Blerim Bexheti theksoi se së bashku me Musa Xhaferin dhe Nevzat Bejtën mbeten si pjesë e fraksionit brenda BDI-së, duke cekur se ata janë për zgjidhje të mospajtimeve brenda në parti. Ai potencoi se janë kundër formimit të ndonjë subjekti të ri politik, sepse, sip tha, në atë mënyrë di të fragmentohet, do të ndahet trupi votues shqiptar.

admin2 admin2

Recent Posts

Taravari: Kandidatët e ASH-së do të fitojnë që në ruandin e parë për kryetar komune

Aleanc për Shqiptarët ka mbajtur mbledhjen e radhës të Kuvendit të partisë, me ç’rast ka…

2 hours ago

Albin Kurti dhe roli i tij si alibi i VLEN-it në dështimet ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Qeverisja e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut është përballur me sfida të shumta gjatë këtyre…

2 hours ago

BDI: Kapja e qeverisë nga “Bota serbe” rrezikon shtetësinë dhe të ardhmen euroatlantike të vendit

Bashkimi Demokratik për Integrim, sot përmes një komunikate ka reaguar përsëri lidhur me ndikimin e…

2 hours ago

ASH: Në vend të librave, nxënësve u shpërndahen kopje të vjetra dhe të grisura

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim të thellë për gjendjen alarmante me tekstet shkollore nëpër shkollat…

3 hours ago

Kosovë/ Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të sivjetme do të fillojë sot dhe do të vazhdojë…

3 hours ago

Shqipëria më afër Evropës, ASH: Urime Shqipëri, Maqedonia e Veriut humbi rrugën drejt BE-së

Presidenca Daneze njoftoi se në praninë e Ministrave të Jashtëm të të gjitha vendeve anëtare,…

3 hours ago