Smart News

Izbi Vinca: Ali Ahmeti, shkaktari më i madh për ikjen e të rinjve në mërgim – pas 20 viteve u kujtua t’i qajë hallet me mërgatën shqiptare!?

Shkruan Izbi Vinca Koordinator i Aleancës për Shqiptarët – Zvicer

Ali Ahmeti, sonte do të zhvillojë një takim me diasporën shqiptare në Zvicër (keqperdorim i manifestimeve me rastin e festave të Nëntorit), një hap që me sa duket synon të forcojë lidhjet e tij me shqiptarët e mërguar.

Megjithatë, ky takim për shumë vetë has në paradoks sesa mirënjohje. Arsyet? Keqqeverisja dhe korrupsioni që ka përshkruar qeverisjen e tij ndër vite, duke detyruar mijëra shqiptarë të lënë vendin për një jetë më të mirë jashtë kufijve.

Në vend që të tregojë përgjegjshmëri për situatën në Maqedoninë e Veriut, Ahmeti duket se ka zgjedhur t’u “shesë” përralla mërgimtarëve për atë që detyroi largimin e tyre.

Diaspora, e cila ka mbajtur vendlindjen në këmbë përmes remitancave dhe ndihmës ekonomike, meriton më shumë se fjalime boshe dhe premtime të pabazuara.

Pse pikërisht tani u kujtua Ahmeti për diasporën? A thua vallë sepse mërgata përbën një forcë të madhe ekonomike dhe politike, e cila mund të ndikojë zgjedhjet?

Shqiptarët e diasporës kanë të drejtë të pyesin: Çfarë ka bërë Ali Ahmeti për ta ndalur largimin masiv të të rinjve nga Maqedonia e Veriut? A ka ndonjë bilanc konkret të punës së tij që të justifikojë politikat e ndjekura? Për fat të keq, në vend të përgjigjeve, diaspora duket se do të dëgjojë të njëjtat premtime të zbrazëta që kanë vazhduar për dekada.

Exit mobile version