Elfete Ismaili akuzoi qeverinë për paaftësi dhe mungesë totale të masave kundër krizës ekonomike. Sipas saj, shteti po funksionon pa asnjë strategji të qartë, ndërsa qytetarët çdo ditë përballen me rritje çmimesh dhe ulje të fuqisë blerëse.
“Qytetarët po e paguajnë çmimin e dështimit qeveritar. Kriza ekonomike nuk menaxhohet me propagandë, por me politika konkrete – të cilat mungojnë.”