Kryetarja e Asamblesë së Gruas në ASH-Taravari, Elfete Ismaili gjatë ditës së djeshme në Tetovë ka asamblenë e gruas së ASH-së ku kanë diskutuar për zgjedhjet lokale dhe për përfaqësimit edhe më të fuqishëm e të barabartë në të gjitha nivelet vendimmarrëse, shkruan Top24
“Mbrëmë, në selinë e Aleancës për Shqiptarët në Tetovë, mbajtëm mbledhjen e Kryesisë të Asamblesë së Gruas.
Temë diskutimi ishin, zhvillimet e fundit politike në vend dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale që po afrohen.
Në një atmosferë bashkëpunuese, theksuam
rëndësinë e përfshirjes dhe përfaqësimit edhe më të fuqishëm e të barabartë në të gjitha nivelet vendimmarrëse.
Asambleja e Gruas mbetet e përkushtuar për të qenë zë i fuqishëm i ndryshimit dhe forcë aktive në ndërtimin e një të ardhmeje më të drejtë dhe më të mirë për të gjithë.” shkruan Ismaili.