Smart News

Ismaili: Luks për qeveritarët, krizë për qytetarët

Në kulmin e krizës ekonomike, Qeveria e Maqedonisë së Veriut planifikon të shpenzojë 1.8 milionë euro për EXPO-n në Beograd në vitin 2027. Paratë e qytetarëve do të harxhohen për logo, karrige, dizajn dhe akomodime luksoze për promotorë.

“Kjo është fytyra e vërtetë e kësaj qeverie – arrogancë, luks dhe përçmim ndaj qytetarit të zakonshëm.”

Masat që propozon Aleanca për Shqiptarët

Ismaili prezantoi një paketë masash emergjente, duke përfshirë:
• Uljen e TVSH-së për produktet bazë dhe shërbimet shëndetësore;
• Subvencione për shtresat më të goditura;
• Mbështetje për prodhuesit vendorë për të garantuar siguri ushqimore;
• Ndalim të spekulimeve dhe kontroll real të çmimeve në treg.

“Shteti duhet të mbrojë qytetarin, jo të sillet si spektator i mjerimit që po përhapet.”

Apel për veprim dhe llogaridhënie

Ismaili theksoi se kjo krizë po largon të rinjtë nga vendi, po varfëron pensionistët dhe po shtyn familjet drejt kolapsit. Ajo kërkoi llogaridhënie nga qeveria dhe paralajmëroi se Aleanca për Shqiptarët nuk do të qëndrojë në heshtje.

“Koha për veprim është tani. Heshtja është bashkëfajësi. Ne do të ngremë zërin për dinjitetin e qytetarëve.”

Exit mobile version