Ismaili: 5-vjetori anëtarësimit në NATO ditë e rëndësishme për historinë e shtetit tonë dhe forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare

 

Zëvëndësministrja e Mbrojtjes, Elfete Ismaili, ka marrë pjesë në organizimin për shënimin e pesë vjetorit të antëarësisë së Maqedonisë së Veriut në Aleancën më të forte shtarake në botë, NATO.

“Sot, së bashku me Ministrin e Mbrojtjes, Vllado Misajllovski dhe Kryeshefin e Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneralmajor Sashko Lafçiski, pata nderin të marr pjesë në një aktivitet të veçantë me rastin e 5-vjetorit të anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Në këtë ngjarje të rëndësishme, ishin të pranishëm gjithashtu kryetarja e shtetit dhe komandante supreme e Forcave të Armatosura, Gordana Siljanovska Davkova, kryeministri Hristijan Mickovski dhe komandant i Shtabit të Komandës Aleate në Napoli, admiral Stuart Munsch. Ky aktivitet u shoqërua me ndarjen e medaljeve për ushtarët dhe personelin ushtarak që kanë kontribuar me përkushtim dhe profesionalizëm në forcimin e sigurisë. Përveç ceremonisë, u zhvilluan ushtrime demonstrative, që pasqyruan gatishmërinë dhe nivelin e lartë të përgatitjes së Armatës sonë, duke theksuar edhe forcimin e bashkëpunimit të ngushtë me aleatët tanë në kuadër të NATO-s”, ka shkruar zëvëndësministrja Ismaili.

Ajo tutje këtë ditë e ka cilësuar si të rëndësishme për historinë e vendit.
“Poashtu, ky aktivitet shënoi një hap të rëndësishëm në rrugëtimin tonë si anëtarë të Aleancës, duke theksuar angazhimin tonë për paqe, siguri dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë. Një ditë e rëndësishme për historinë e shtetit tonë dhe forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare”, ka përfunduar Ismaili

admin

Recent Posts

Aleanca për Shqiptarët: Decentralizimi dhe Siguria Publike, shtylla të një shteti funksional

Aleanca për Shqiptarët rikujton se pika e tetë e Platformës Kombëtare e saj përqendrohet te…

3 hours ago

“Sipas dinamikës së Bilall Kasamit, stadiumi i Tetovës do të ndërtohet në vitin 2050” JA KONTRATA dhe DINAMIKA

Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se në muajin tetor,…

4 hours ago

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

8 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

8 hours ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

9 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

9 hours ago