ISHP: Rritet përqindja e rasteve të vdekjeve

e postuar më at 09:56
47 0

Në raportin javor të ISHP-së, për periudhën 22.03.2021 deri më 28.03.2021, njoftohet se janë bërë 24.904 testime për COVID-19, me rritje prej 1.6% në krahasim me javën paraprake.

Janë regjistruar 7.418 raste të reja pozitive në 35 qytete me rritje prej 7.5% nga java e kaluar.

Pjesa më e madhe e rasteve të regjistruara shënohen në Shkup – 3.574 apo 48.2%, me incidencë javore 578.6 në 100 mijë banorë. Incidenca më e lartë javore shënohet në Negotinë bashkë me Demir Kapinë.

Më shumë të prekur shënohen tek personat mbi 60 vjec – 2.060 apo 27.8%, grupmosha 40 deri 49 vjec – 1.364 apo 18.4%, 30 deri 39 vjec – 1.355 apo 18.3%, 50 deri 59 – 1.316 apo 17.7% dhe 20 deri 29 vjec – 865 apo 11.7%. Më pak infektime të reja shënohen tek fëmijët nga 0 deri 9 vjec – 134 apo 1.8% dhe 10 deri 19 vjec – 324 apo 4.4%.

Sipas gjinisë, 3.682 apo 48.2% janë gra dhe 3.736 apo 50.4% janë burra.

ISHP-ja si të shëruar ka evidentuar 4.056 persona që për 21.3% është më shumë se nga java e kaluar.

Shënohen 204 raste të vdekjeve në 25 qytete, 29.1% më shumë se java paraprake. 170 persona kanë qenë mbi 60 vjec, 21 të moshës 50-59, pesë të moshës 40 – 49 dhe 30 – 39 dhe 3 persona të moshës 20 – 29 vjec.

nga kategoria