Smart News

Ish kryetari i Mitrovicës bënë thirrje të votohet kandidati i VLEN, Arben Taravari për president të Maqedonisë së Veriut

Ish-kryetari i komunës Mitrovicës Agim Bahtiri ka komentuar zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut.

Bahtiri në emisonin Politiko në TV Kanal 10 u shpreh se Ali Ahmetin më nuk e mbështet për shkak të Ballkanit të Hapur, derisa bëri thirrje që të gjithë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, brenda dhe jashtë ta votojnë kandidatin e koalicionit të opozitës shqiptare VLEN, Arben Taravarin.

“Të ndëruar shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, nuk mund të jem indiferent e të mos deklarohem dhe të shpreh opinionin tim sa i përket zgjedhjeve presidenciale në RVM. Përkrahja ime duke u bazuar në vlerat e luftës ka qenë për Ali Ahmetin deri në momentin kur ai ju bashkangjit Ballkanit të Hapur në krye me Aleksandar Vucici, Dritan Abazoviqin dhe Edi Ramën, ku ideja e tyre e përbashkët ishte për të bërë Jugosllavin e re.
Prandaj kërkoj nga shqiptarët e Maqedonisë, brenda dhe jashtë që të votojnë njeriun e duhur, Arben Taravarin sepse kam shpresë se ky do të jetë zëri I shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut”, është shprehur Bahtiri.

🔴 Politiko - Maqedonia si betejë politike e Kosovës! - 08.04.2024

Exit mobile version