Punët zhvillimore në komunën e Vrapçishtit po vazhdojnë me intensitet të lartë.
Kryetari i Komunës, Isen Shabani, vazhdon të jetë në terren dhe të realizojë premtime konkrete për qytetarët.
Ditën e sotme ka nisur asfaltimi i rrugës që lidh Negotinën me Kalishtin, një investim i shumëpritur që lehtëson ndjeshëm qarkullimin dhe lidhjen mes dy vendbanimeve.