Isen Shabani ndan rrugët me Zijadin Selen, kandidon i pavarur

EKSKLUZIVE ! EKSKLUZIVE ! EKSKLUZIVE !

Isen Shabani flet për Tv Globi: Në zgjedhjet lokale do të garojë si kandidat i pavarur

Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, në zgjedhjet lokale të cilat priten të mbahen në tetor të këtij viti, do të garojë i pavarur.

Informacioni është konfirmuar nga vetë Shabani, i cili përmes një bisede telefonike shkurtë i tha televizionit Globi:

“Po, informacioni juaj është i saktë, në zgjedhje lokale do të garojë sërish dhe do të jem kanididat i pavarur. Pres mbështetjen e çdo banori të Komunës së Vrapaçishtit pavarësisht përkatësisë etnike apo politike”, na tha Isen Shabani, kryetar i Komunës së Vrapçishtit.

I pyetur nëse me këtë veprim shkëputet nga Ziadin Sela i cili është në koalicon me Frontin Evropian të udhëhequr nga BDI dhe i bashkangjitet Arben Taravarit, Shabani tha se tash për tash nuk dëshiron të flas asgjë më shumë.

“Tani me ekipin tim në komunë jemi të fokusuar në kreryen e obligimeve që kemi si detyrim në vitin e fundit të mandatit. Më pak politikë, më shumë punë deri në zgjedhje”, theksoi Isen Shabani, kryetar i Komunës së Vrapçishtit.

Që kohë më parë flitej se Shabani do të mund të bëjë ndonjë lëvizje politike. Pastaj, ai që nga fundi i vitit të kaluar si i ftuar në emisionin “Politica” në televizionin Globi, paralajmëroi se marsi i këtij viti do të jetë me shumë zhvillime në skenën politike.

Ndryshe, Isen Shabani në tetor pritet ta kërkojë mandatin e tretë për kryetar komune në Vrapçisht. Ai për herë të parë fitoi në zgjedhjet e vitit 2017-të, kurse në vitin 2021 e fitoi mandatin e dytë.

admin

Recent Posts

Bujar Osmani: Aleanca Kombëtare për Integrim po ngrihet në një forcë të bashkuar, të fortë dhe inspiruese

Kandidati për kryetar komune të Çairit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, sonte ka…

6 hours ago

Blerant Ramadani takon banorët e Krushopekut, zotohet për investime në infrastrukturë dhe sport

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar komune të Sarajit, Blerant Ramadani, së bashku…

7 hours ago

Bajram Rexhepi së bashku me rinistët e AKI vizituan Rrugën e Butiqeve në Tetovë

Kandidati për kryetar komune të Tetovës nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bajram Rexhepi, sot së…

8 hours ago

Selmani: Lëvizja “Arbëria” është krijesë e vet VLEN-it

Shkruan Nafie Selmani Në qarqe të ndryshme politike, por edhe brenda vetë strukturave të VLEN-it,…

10 hours ago

Deputetja Rina Ajdari ironizon me Arben Fetaun: Parmendo a mund të ”flas shqip”

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari Rustemi, ka ironizuar me Zëvendëskryeministrin për Qeverisje…

10 hours ago

Xhabir Deralla: Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut po përkeqësohen

Në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën, analisti politik, Xhabir Deralla, ofron një vështrim kritik…

11 hours ago