Kryetari i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani i shoqëruar nga sekretari i komunës Erdal Ahmedi dhe kryetari i këshillit komunal sot kanë vizituar burimet e ujit të fshatrave Vrapçisht, Gallatë dhe Zubovcë. Në këto burime kanë filluar punimet për sanimin rezervuarve dhe renovimin e rrjetit të ujësjellësit me qëllim të sigurohet furnizim i pandërprerë me ujë për këto fshatra, shkruan Top24
“Ky është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës ujore dhe rritjes së cilësisë së jetesës për banorët tonë. Ne do të vazhdojmë t’i kushtojmë vëmendje të veçantë këtij procesi dhe t’u shërbejmë më së miri nevojave të qytetarëve.” tha Isen Shabani.