Komuna e Vrapçishtit shënon një sukses të rëndësishëm në zhvillimin infrastrukturor, pasi janë miratuar për realizim 11 projekte me rëndësi jetike për komunitetin lokal.
Lajmi u bë i ditur sot nga kryetari i komunës, Isen Shabani, i cili, së bashku me sekretarin komunal Erdal Ahmedi, nënshkroi dhe dorëzoi dokumentacionin përfundimtar për këto projekte në kuadër të thirrjes publike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Ky është një sukses i përbashkët, që vjen si rezultat i përkushtimit tonë të vazhdueshëm për të sjellë zhvillim konkret dhe të qëndrueshëm për qytetarët tanë. Me vullnet, planifikim dhe punë të palodhshme, po arrijmë rezultate të prekshme për çdo vendbanim të komunës sonë,” u shpreh Shabani.