Instituti për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjes së Mirë (IPRG) në Shkup sot ka publikuar një anketë lidhur me rejtingun e partive dhe liderëve politik në Maqedoninë e Veriut. Në këtë anketë rrezulton se në bllokun shqiptar, ASH është partia e vetme që shënon rritje të rejtingut derisa partitë e tjera stagnojnë ose shënojnë rënie.
Në pyetjen nëse javën e ardhshme do të kishte zgjedhje parlamentare cilën parti politike do të votonit, për LSDM kanë votuar 12.6%, 19.5% për VMRO-në, BDI 5.3%, ASH 4.5%, 3.2 E Majta, Besa 2.4%, LD 1.8%, Alternativa 0.9%. 29.4% janë përgjigjur asnjërën, 11.4% nuk kanë treguar, 4.5% nuk kanë pasur përgjigje, dhe 4.5% për parti tjetër.
Sa i përket se cilit politikan i besoni më shumë, anketuesit në kampin shqiptar 5.1% votojnë për Ali Ahmetin dhe 4.8% votojnë për Arben Taravarin. Kasamit i besojnë vetëm 1.9%, Mexhtiti 2.1% ndërsa kryetarët tjerë të partive politike nuk figurojnë.
Anketa është realizuar në periudhën prej 5 deri më 9 nëntor 2023 ka realizuar sondazh telefonik (anketë) me 1050 anketues, në mostër përfaqësuese në nivel të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke marrë parasysh specifikat demografike të popullsisë, si përkatësia etnike, gjinia, vendbanimi dhe njësitë zgjedhore.