Categories: LajmePolitika

Investime konkrete dhe punë të pandërprera në Gostivar dhe Vrapçisht – modeli qeverisës i Aleancës për Shqiptarët

Pas një ndërprerjeje të përkohshme të punimeve për shkak të sezonit veror dhe pranisë së mërgimtarëve, me qëllim shmangien e tollovive, Komuna e Gostivarit dhe Komuna e Vrapçishtit kanë rifilluar me intensitet të lartë projektet infrastrukturore.

Në Gostivar, gjatë kësaj jave do të nisin tre projekte të rëndësishme: rikonstruimi i rrugës “Pançe Popovski”, si dhe dy rrugë në lagjen “Mara Ugrinova”, pranë stacionit të autobusëve. Në fillim të muajit shtator do të vijojnë punimet edhe në bulevardin kryesor të qytetit. Paralelisht, po punohet në rrugën pranë varrezave të fshatit Çegran dhe në Banjicë të Epërme, ndërsa në shtator do të nisë rikonstruimi i rrugës tek varrezat e Çegranit dhe disa rrugëve të tjera në Banjicë të Epërme pas përfundimit të kanalizimit fekal.

Në Vrapçisht po realizohet një investim madhor – ndërtimi i sistemit të ri të furnizimit me ujë, me burim të ri dhe rrjet tërësisht modern. Ky projekt garanton furnizim të pandërprerë dhe me cilësi të lartë për çdo familje, duke ofruar një zgjidhje afatgjatë për banorët.

Ndërkohë kanë përfunduar edhe projekte të tjera të rëndësishme: rruga Negotinë–Kalisht është transformuar me trotuare dhe standarde bashkëkohore, është rregulluar shëtitorja buzë lumit Mazraça në Negotinë, si dhe është pastruar korita e lumit. Po ashtu, rruga e fushës në Dobërdoll tashmë është në funksion të qytetarëve.

Të gjitha këto janë vetëm një pjesë e projekteve të realizuara së fundmi në këto dy komuna. Në çdo vendbanim të Gostivarit dhe Vrapçishtit po punohet me përkushtim dhe rezultate konkrete.

Ky është modeli qeverisës i Aleancës për Shqiptarët – punë e përditshme, investime të prekshme dhe realizim i zotimeve të dhëna para qytetarëve.

Aleanca për Shqiptarët

Admin01

Recent Posts

Pse Albin Kurti përkrah VLEN-in, flet Kim Mehmeti

Publicisti Kim Mehmeti ka komentuar mbi përkrahjet politike që disa partitë shqiptare në Maqedoni marrin…

1 hour ago

Nazim Taipi dhe Nuhi Neziri takim me aktivin e BDI-së në Tearcë për fitoren e madhe!

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Tearcës, Nazim Taipi i shoqëruar nga…

3 hours ago

Aleanca për Shqiptarët: Decentralizimi dhe Siguria Publike, shtylla të një shteti funksional

Aleanca për Shqiptarët rikujton se pika e tetë e Platformës Kombëtare e saj përqendrohet te…

15 hours ago

“Sipas dinamikës së Bilall Kasamit, stadiumi i Tetovës do të ndërtohet në vitin 2050” JA KONTRATA dhe DINAMIKA

Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se në muajin tetor,…

16 hours ago

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

20 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

20 hours ago