Categories: Lajme

Inteligjenca artificiale në sektorin publik në RMV: Mbi 6 milionë euro për 48 projekte, kurrfarë rezultati

Enti Shtetëror i Revizionit (EShR) ka konstatuar se Maqedonia nuk ka një strategji, kornizë ligjore ose infrastrukturë të përshtatshme për zbatimin e inteligjencës artificiale (IA) në sektorin publik, pavarësisht faktit se në periudhën nga viti 2018 deri në vitin 2023 përmes Fondit të Inovacionit dhe Zhvillimit Teknologjik (FIZhT) u bashkëfinancuan 48 projekte me vlerë 6,11 milionë euro. Asnjë nga këto projekte nuk ka gjetur zbatim në institucione, transmeton Portalb.mk.

Revizioni i suksesshmërisë me temë “Mundësitë për përdorimin e inteligjencës artificiale në sektorin publik” tregoi se mungon një strategji kombëtare dhe rregullore ligjore për përcaktimin e rregullave për zbatimin e IA-së, plane veprimi me afate dhe përgjegjësi, si dhe një buxhet i parashikuar për projekte të tilla.

Edhe pse në më shumë dokumente strategjike përdorimi i IA-së përmendet si pjesë e qëllimeve më të gjera në fusha si arsimi, shëndetësia, siguria, digjitalizimi i administratës, financat, turizmi dhe bujqësia, për realizimin e kësaj nuk ka një qasje të koordinuar dhe as plane konkrete.

EShR ka konstatuar se investimet në infrastrukturën e TIK-ut për kapacitetet e avancuara hulumtuese, siç janë superkompjuterët, qendrat e të dhënave dhe sistemet e përpunimit të të dhënave të mëdha, janë të papërfillshme. Kjo e kufizon gatishmërinë për përdorimin e IA-së. Edhe krahas mbulimit me rrjet 5G të 96,99 përqind të popullsisë vendi nuk ka një infrastrukturë digjitale moderne dhe gjithëpërfshirëse.

Nga 48 projektet e financuara me elemente të IA-së të shpërndara në sektorë si industria aviatike, auto/agro industria, veterinaria, e- biznesi, energjetika, shëndetësia, TI, financat, arsimi, sektorët publikë dhe ligjorë, mungon një regjistër publik, gjë që e zvogëlon vizibilitetin, ndjekjen dhe mundësinë e aplikimit të tyre në institucione.

Si shembull të qëndrueshmërisë së pamjaftueshme revizorët e përmendin mjetin ADA – asistent digjital i bazuar në IA, i promovuar nga Qeveria në vitin 2023 për rritjen e transparencës dhe për informimin rreth mundësive të investimit. Mjeti nuk është më në funksion edhe pse për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e tij u shpenzuan 150.000 euro.

Revizioni gjithashtu thekson se disponueshmëria e kufizuar e të dhënave të hapura, koordinimi i dobët me organet ndërkombëtare dhe gatishmëria e ulët institucionale paraqesin pengesa serioze. Portali i të dhënave të hapura i krijuar në vitin 2018 nuk ka qenë funksional që nga fillimi i vitit 2025, për këtë arsye vendi nuk është përfshirë në Raportet Evropiane të të Dhënave të Hapura në vitet 2023 dhe 2024.

Sa i përket burimeve njerëzore FSHIIK dhe FETI pranë UKM-së kanë një numër të konsiderueshëm punime diplomash, magjistraturash dhe doktorature lidhur me IA-në dhe marrin pjesë në projekte si TTS-MK dhe ChatMed, por u mungon një regjistër publik i kuadrit të trajnuar, programe të formalizuara për rikualifikim dhe lidhshmëri sistemike me sektorin publik.

Revizorët kanë konstatuar se edhe pse korniza legjislative për mbrojtjen e të dhënave personale është në përputhje me standardet evropiane (GDPR) zbatimi i këtyre standardeve në projektet e IA-së është i pamjaftueshëm dhe i rrezikshëm, ndërsa Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale nuk ka kapacitete të mjaftueshme për mbikëqyrje. Nuk ka një mekanizëm të formalizuar që i rregullon të gjitha aspektet etike të zbatimit të IA-së në sektorin publik.

EShR rekomandon që Ministria e Transformimit Digjital në bashkëpunim me Qeverinë dhe institucione të tjera kompetente të krijojë një strategji kombëtare dhe një kornizë ligjore për IA-në, të investojë në infrastrukturën e TIK-ut, të krijojë një bazë të centralizuar të të dhënave të projekteve të IA-së dhe të krijojë mekanizma për mbrojtjen e të dhënave personale dhe zbatimin etik të teknologjisë.

Admin01

Recent Posts

Bujar Osmani: Aleanca Kombëtare për Integrim po ngrihet në një forcë të bashkuar, të fortë dhe inspiruese

Kandidati për kryetar komune të Çairit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, sonte ka…

10 hours ago

Blerant Ramadani takon banorët e Krushopekut, zotohet për investime në infrastrukturë dhe sport

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar komune të Sarajit, Blerant Ramadani, së bashku…

11 hours ago

Bajram Rexhepi së bashku me rinistët e AKI vizituan Rrugën e Butiqeve në Tetovë

Kandidati për kryetar komune të Tetovës nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bajram Rexhepi, sot së…

11 hours ago

Selmani: Lëvizja “Arbëria” është krijesë e vet VLEN-it

Shkruan Nafie Selmani Në qarqe të ndryshme politike, por edhe brenda vetë strukturave të VLEN-it,…

13 hours ago

Deputetja Rina Ajdari ironizon me Arben Fetaun: Parmendo a mund të ”flas shqip”

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari Rustemi, ka ironizuar me Zëvendëskryeministrin për Qeverisje…

13 hours ago

Xhabir Deralla: Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut po përkeqësohen

Në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën, analisti politik, Xhabir Deralla, ofron një vështrim kritik…

14 hours ago