Parimi i përfaqësimit të drejtë dhe adekuad i komuniteteve në nivel të përgjithshëm të sektorit publik, është realizuar në masë prej 67%.
Në vitin 2014 ka qenë 59%, që i bie të ketë një përmirësim prej 1% në vit. Shqiptarët kanë qenë vazhdimisht dukshëm të nënpërfaqësuar.
Por, gjatë 8 viteve të fundit, përfaqësimi shqiptar është përmirësuar me rreth 1% në vit. Këto janë gjetjet në analizën e Institutit për Politika Publike Arbën Xhaferi dedikuar përfaqësimit të komuniteteve dhe të grave në sektorin publik të Maqedonisë së Veriurt, bazuar në të dhënat e Barometrit të Përfaqësimit të Drejtë të Institutit. Me trendin aktual, sipas tyre përfaqësimi adekuat i komuniteteve në pozita udhëheqëse do të arrihet pas 46 viteve, ose rreth vitit 2068.
Në pozitat drejtuese, niveli përmbushjes së përfaqësimit të drejtë të komuniteteve në pozitat udhëheqëse ishte 54% në vitin 2022, krahasuar me 45% në vitin 2014, pra gjithashtu ka një përmirësim prej 1% në vit.
Instituti për Politika Publike Arbën Xhaferi
“Ka një tendencë të përgjithshme përmirësimi, pasi indeksi lëviz nga 5,9 në vitin 2014 në 6,7 më 2022. Duke pasur parasysh atë që përfaqëson indeksi, një mënyrë për të menduar për këtë është se në vitin 2014 përfaqësimi ishte 59% e përfaqësimit adekuat, ndërsa në vitin 2022 ishte 67%. Gjatë një periudhe 8-vjeçare përmbushja e parimit të përfaqësimit të drejtë u përmirësua për 8%, ose 1% në vit”.
Indeksi gjinor, sipas analizës së Institutit është më i ulët se indeksi i përgjithshëm.
Instituti për Politika Publike Arbën Xhaferi
“Kur është fjala për indeksin gjinor për postet drejtuese, ai është disi më i ulët se indeksi i përgjithshëm, por shumë afër një gjendje ideale. Indeksi i lidershipit u përmirësua nga 9,1 në 2020 në 9,6 në 2022. Ky është një përmirësim prej 5% gjatë tre viteve, pra me një ritëm më të shpejtë se indeksi i përgjithshëm i përfaqësimit gjinor”.
Sipas tyre, është shqetësuese që përfaqësimi i romëve është ulur nga viti 2014 në 2022. Kurse komuniteti serb dhe ai vlleh janë dukshëm të mbipërfaqësuar në pozita udhëheqëse dhe këto trende kanë qenë në rritje në periudhën 2014-2022.
Ky projekt i mbështetur e Bashkimit Evropian, ka mbledhur të dhëna për përfaqësimin e komuniteteve dhe të grave në institucionet publike në periudhën 2014-2022, bazuar në raportet e Avokatit të Popullit. Indekset e përfaqësimit të drejtë kalkulohen sipas strukturës demografike të popullsisë, bazuar në regjistrimin e popullsisë të vitit 2021.