INSTITUTI ARBËN XHAFERI: AUTOSTRADA SHKUP-BLLACË MBI DYFISH MË SHTRENJTË SE AUTOSTRADAT GJERMANE; GATI TREFISH MË SHTRENJTË SE ATO KROATE!

e postuar më at 19:37
50 0

Analizë e Institutit “Arbën Xhaferi”

Këto ditë u raportua se Ndërmarrja publike Rrugët e Shtetit ka publikuar tender publik me vlerë të përgjithshme prej 186.7 milionë euro për ndërtimin e një seksioni prej 10 kilometra të autostradës Shkup-Bllacë.

Pra, kostoja për kilometër e autostradës Shkup-Bllacë është 18.7 milionë euro, gjë që e bën këtë autostradë ndër më të shtrenjtat në Evropë.   

Sipas web sajtit të specializuar britanik World Highways, kostot më të shtrenjta të ndërtimit të autostradave në Europë janë në Austri me 12.9 milionë €/km, pasur me Hungarinë me 11.2 milionë €/km, Sllovakinë me 9.5 milionë €/km dhe Çekinë me 8.9 milionë €/km. Në anën tjetër të spektrit, shpenzimet në Danimarkë janë vetëm 5.9 milionë €/km, në Kroaci 6.68 milionë €/km, në Slloveni 7.3 milionë €/km dhe në Gjermani 8.2 milionë €/km.

Madje, një ndër autostradat të cilësuara ndër më të shtrenjtat në Evropë, Autostrada Arbën Xhaferi që lidh Prishtinën me Bllacën, ndërtimi i së cilës ka ngritur dyshime të mëdha korruptive, ishte ndërtuar me një çmim prej përafërsisht 11.5 milionë €/km, apo rreth 40% më lirë se autostrada Shkup-Blacë.

J X

nga kategoria

pg slot