Institucionet dhe organizatat ndërkombëtare: Personat me pengesa të përfshihen në zgjedhje

e postuar më at 19:48
84 0

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe atë të Punës dhe Politikës Sociale, të përkrahur nga Organizata Ndërkombëtare në vend, theksojnë domosdoshmërinë e proceseve demokratike që t’u krijohet mundësia personave me aftësi të kufizuara t’i gëzojnë të drejtat e tyre në përgatitjen e zgjedhjeve dhe vet procesin zgjedhor.

“Si ministër i drejtësisë mendoj se hapi kryesor për përmirësimin e jetës humane në vend dhe respektimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, është aktivizimi i tyre në jetën politike në vend. Besoj se kjo porosi do të merret parasysh nga subjektet politike që në zgjedhjet lokale të kemi persona të tillë sa më shumë. Nga ana tjetër, regjistrimi i popullsisë ka disa vite që nuk është realizuar, do të na japë të dhëna edhe për këtë se personat me aftësi të kufizuara a kanë shoqërues dhe çfarë ndihmesa posedojnë. Që personat e tillë të kenë të drejtë të votojnë, do të duhet të ndryshohet edhe kodi i ligjit të zgjedhjeve dhe këto ndryshime do të bëhen gjatë verës së hershme.”,- tha ministri i drejtësisë, Bojan Mariçiq.

“Ata duhet të marrin pjesë në këshillat komunal, duhet të jenë në listat e deputetëve, duhet të jenë të pranishëm edhe në pushtetin ekzekutiv, sepse motoja e tyre “Asgjë për ne, pa ne” është dhe duhet të jetë implementim i angazhimeve të tyre dhe besoni se vendimet më të drejta do të jenë kur në ato vendime do të marrin pjesë pikërisht personat me aftësi të kufizuara.”,- theksoi ministrja e MPPS-së, Jagoda Shahpanska.

“Prioritet i të dyja palëve ishte realizimi i qëllimeve nga memorandumi, kontributi në rritjen e ndihmesës nga ana e qytetarëve me aftësi të caktuara dhe përgatitja e fazave të zgjedhjeve, realizimi i të drejtave të tyre zgjedhore, avancimi në administratën e punës dhe realizimi i të drejtave të tyre në zgjedhje.”,- deklaroi kryetari i KShZ-së, Aleksandar Dashtevski.

Të drejtat që u takojnë personave me aftësi të kufizuara do të duhet të përfshihen edhe në përgatitjen e Ligjit të ri të Zgjedhjeve, vlerësuan panelistët./Tvm2

nga kategoria