Inspektorati shtetëror i punës u jep vërejtje shkollave që nuk i kanë paguar arsimtarët

e postuar më at 18:34
69 0

Shkollat fillore “Petar Zdravkovski-Penko”, “Gjergj Kastrioti”, Haraçinë, “Kirili dhe Metodi”, Prilep, janë vetëm tre nga shkollat që nuk uа kanë paguar mësuesve kontributet shtesë.

Nga Inspektoriati Shtetëror i Punës për Тv Shenja njoftojnë se gjithsej 9 shkolla kanë kryer parregullsi, gjegjësisht nuk iu kanë paguar orët e plota mësimdhënësve, me çka iu ka dërguar vërejtje shkollave për ta bërë pagesën në afat prej 30-ditësh.

Inspektoriati Shtetëror i Punës

“Shkolla e fillore “ Petar Zdravkovsk- Penko” Shkup, shkolla “Krume Kepeski” Shkup, “Liman Kaba” Luboten, Shkup, “Alija Avdoviq” fshati Batincë, Shkup, “Gjergj Kastrioti” Haraçinë, “Luben Llape” Shkup, “ Kuzman Josifovski -Pitu”, Shkup, “Draga Stojanovska” fshati Rakotincë, Shkup, dhe shkolla fillore ‘Kirilli dhe Metodi’, Prilep”

Inspektoriati më tej sqaron se kanë realizuar kontrolle në gjithësej 19 shkolla fillore. Ndërsa, njoftojnë se në vazhdim po realizohet inspektim edhe në shkollat e tjera, për të cilat sindikati i arsmimit i ka përmendur se ka parregullsi të ngjashme eventuale. Për këtë shtojnë se do të njoftojnë me kohë.

Inspektoriati Shtetëror i Punës

“Nga ana e Ispektoriatit Shtetëror të Punës, pasi janë bërë inspektime, inspektoriati ka konstatuar se tek gjithsej 19 subjekte juridike, nga të cilat 15 në Shkup, 3 në Ohër, dhe një në Prilep, tek 9 subjekte janë hasur parregullsi, gjejgësisht, punëdhënësit nuk kanë bërë evidentim të orarit të plotë të punës. Tek 8 punëdhënësit në Shkup pasi është vërtetuar situata faktike, do të sillet vendim për vërejtje për mosevidentim të orarit të plotë të punës, dhe tek një punëdhënës në Prilep, është caktuar vendim me masë për vërejtje për të menjanuar parregullsitë, dhe në afat prej 30 ditësh për ta rregulluar të njejtën”

Në anën tjetër, nga Sidikati i Pavarur i Arsimit për Televizionin Shenja thonë se, sipas informacioneve të tyre, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, janë lëshuar paratë, kurse presin që ditëve në vazhdim të iu ndahen mësimdhënësve që kanë realizuar orë shtesë.

Në redaksinë e televizionit tonë, para një jave kanë arritur ankesa se disa mësimdhënës nga klasa e parë deri në të tretën, të Komunës së Sarajit nuk po i marrin pagat që iu takojnë, kurse, ne arritëm të marrim informacione se këtë problem kanë edhe disa komuna të tjera, ose rreth 70 përqind të komunave të vend.

nga kategoria