INA: Këto janë të dhënat e nxënësve sipas përkatësisë etnike në Maqedoninë e Veriut (TABELA)

e postuar më at 10:55
83 0

Derisa Enti Shtetëror i Statistikave nuk ka publikuar shifra të nxënësve të shkollave dhe fillore të mesme në bazë të përkatësive etnike në Maqedoninë e Veriut, agjencia e lajmeve INA ka siguruar të dhëna për vitin shkollor 2020/2021.

Tabela më poshtë:

Sa i përket shkollave të mesme, po ashtu nga të dhënat e siguruara nga INA, nga 70.575 nxënës të shkollave të mesme42.907 janë maqedonas apo 60.80%, 21.138 janë shqiptarë apo 29.95%, 2497 apo 3.54% janë turq, 1724 apo 2.44% janë rom, 789 boshnjak, 531 serb dhe 869 të tjerë.

Tabela më poshtë:

Këto të dhëna janë tregues edhe lidhur me numrin e popullsisë së re në Maqedoninë e Veriut sa i përket përkatësive të tyre etnike. Këto shifra tregojnë për një numër të lartë të nxënësve shqiptarë, që radhiten të dytët për nga numri i nxënësve në nivel të shtetit.
Sipas të dhënave zyrtare në faqen e Entit Shtetëror të Statistikave (ESSH) në Maqedoninë e Veriut, numri i nxënësve në shkollat fillore për vitin 2020/2021 është 187555 nxënës, që përbën 0.2% rritje në krahasim me vitin e mëparshëm shkollor. Ndërsa numri i nxënësve në shkollat e mesme është 71.811 nxënës, që përbën rritje prej 2.6% në krahasim me vitin e kaluar shkollor. Por nuk jepen të dhëna sa i përket përkatësisë etnike të nxënësve.

nga kategoria