Imunizimi, vaksinat e mbërritura të dielën shpërndahen në të gjithë vendin

e postuar më at 18:32
66 0

Nesër pritet të fillojë vaksinimi i 20 mijë personave mbi 77 vjeç me vaksinën Astra Zeneca. Nga ora 8 e mëngjesit poliklinika Jane Sandanski, ajo në Çair dhe poliklinika Bukuresht në Shkup do t’i hapin dyert për vaksinimin e të moshuarve. Në të njëjtën kohë vaksinimi do të nisë edhe në shtëpitë e shëndetit në Prilep, Ohër, Gostivar, Shtip, Kumanovë, Veles, Strumicë, Kavadar dhe Manastir, ndërsa në qytetet tjera iminuizimi do të fillojë të premten.

Ministria e Shëndetësisë

“Deri tani janë caktuar 5976 termine për vaksinimin e qytetarëve mbi 77 vjeç. Pikat e vaksinimit do të punojnë në dy ndërrime. Do të hapen në orën 8 të mëngjesit deri në orën 20. Mjeku amë i secilit qytetar do të caktojë termin për vaksinim dhe është i detyruar të tregojë orën dhe në cilën pikë do të vaksinohet pacienti”

Ndërkohë vaksinimi masiv i popullsisë ku nuk përfshihen të moshuarit, do të zhvillohet në sallën e madhe sportive Boris Trajkovski. Drejtori i Qendrës Sportive thotë se salla është në dispozicion për vaksinim dy muajt e ardhshëm.

Procesin e vaksinimit do ta kryejnë mjekë dhe infermierë të Shtëpisë së Shëndetit në Shkup të cilët do të ndahen në bazë të nevojës dhe planit për vaksinim. Ndërkohë të Hënën fillon vaksinimi i policëve të cilët janë më të ekspozuar ndaj rreziqeve, pjesëtarë të armatës, gazetarët, të punësuarit nëpër Prokurori dhe Gjykata, shoferët e autobusëve  të ndërmarrjes publike, zjarrfikësit, të punësuarit nëpër pikat pagesore rrugore si dhe edukatoret e çerdheve.

J X

nga kategoria