Imunizimi, Taravari: Edhe vendet afrikane i siguruan para nesh vaksinat

e postuar më at 20:04
95 0

Ish ministri i shëndetësisë, aktualisht kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari thekson se rritja e numrit të të infektuarve të rinj, jo vetëm në Gostivar por në të gjithë vendin ka ardhur si pasojë e mosmenaxhimit të mirë të situatës. Ai beson se jemi duke kauar valën e tretë të pandemisë. Ndërsa autoritetet ende janë pa detaje të reja lidhur me furnizimin e vaksinave, Taravari thotë se edhe vendet e Afrikës kanë arritur të sigurojnë vaksina, ndërsa vendi ynë ka dështuar në këtë drejtim.

“Problemi nuk është vetëm Komuna e Gostivarit, bile Komuna e Gostivarit rradhitet ndoshta e dhjeta për nga numri i të infektuarve në nivel të RMV-së. E shohni se shumica e shteteve evropiane i vaksiojnë popullatën dhe bëjnë kufizime shumë më të mëdha. Maqedonia ndoshta është mesin e shteteve të rralle me kufizime gati aspak dhe vaksinime gati se hiç. Natyrisht, kur nuk keni vaksinime është e pritshme që të kemi rritje të numrit të njerëzve që infektohen. Konsiderojë si mjek dhe në bazë të bisedave që bëj me kolgët e mijë të cilët janë epidemiolog, thonë se veç kemi një far lloj imuniteti kolektiv, por që nuk është ende e mjaftueshme që të mos kemi valë të tretë. Praktikisht, tash si banorë të këtij shteti e kalojmë valën e tretë të infektimit me Covi 19. Shpresojë dhe urojë që me sa më pak pasoja ta kalojmë”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit.

Ndryshe, çdo i treti qytetar ka antitrupa të Covid-19. Kështu tregoi hulumtimi i Institutit të imunobiologjisë i cili u realizua dy javë më parë në Shkup. Rezultatet e tilla sipas Institutit tregojnë se vendi është në gjysmën e rrugëtimit të tij për tu arritur imuniteti kolektiv, për çka është e nevojshme që sëmundjen ta kalojnë së paku 60% e qytetarëve.

Deri më sot vaksinën kundër Kovid e kanë pranuar 4782 punonjës shëndetësor ndërkaq 137,022 qytetarë janë paraqitur për imunizim. Ndërkoh, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 284 raste të reja me Kovid ndërsa numri i të shëruarve është 449. Betejën e kanë humbur 21 persona ndërsa gjithsej janë testuar 1258 njerëz./ Smart News TV

nga kategoria