Ilir Hasani i futet biznesit, do të ndërtojë centralin fotovoltaik në Kumanovë

e postuar më at 09:59
60 0

Ish-zëvendësministri i Shëndetësisë Ilir Hasani po i bashkohet trendeve të reja të biznesit në vend dhe do të ndërtojë një central fotovoltaik në Kumanovë, konfirmon traumatologu për “Faktor”.

Pas “Next Era Solar System”, përveç ish-funksionarit qeveritar, si bashkëpronar figuron edhe anëtari i Këshillit të Komunës së Kumanovës nga radhët e BDI-së, Ridvan Dervishi.

“Vetë shteti në ditët e sotme jep nisma të tilla dhe unë dua të ndihmoj në krizën energjetike. Përveç kësaj, unë kam qenë gjithmonë i kujdesshëm për mjedisin jetësor, dhe madje edhe makinat e mia gjithmonë dua të jenë në hap me ruajtjen e mjedisit jetësor. Por ky është një projekt që është në fillim dhe ka akoma shumë kohë për tu etabluar”, thotë Hasani.

Ai shton se akoma nuk dihet se çfarë kapaciteti prodhues do të ketë impiniati dhe se gjithçka do të varet nga disponueshmëria financiare e tij dhe e partnerit të tij.

“Më e rëndësishmja është se këtu nuk ka asgjë të paligjshme, sepse unë nuk jam më drejtor dhe as nuk kryej ndonjë funksion tjetër. Mbetet që të kryhen procedurat vijuese për të fituar statusin e prodhuesit preferencial”, shton Hasani.

Ai ishte personi i dytë në Ministrinë e Shëndetësisë kur ishte ministër Venko Filipçe. Në shkurt në vendin e Hasanit u emërua Vladimir Rendevski, ndërsa paraprakisht Filipçen e zëvendësoi Bekim Sali.

Në periudhën nga viti 2011 deri në vitin 2017, Hasani ka qenë udhëheqës i Qendrës urgjente të Kirurgjisë, ndërsa më pas është emëruar drejtor i Klinikës TOARILUC dhe këshilltar kombëtar i ministrit të Shëndetësisë. Që nga shtatori i vitit 2020 mbante postin e zëvendësministrit të Shëndetësisë.

J X

nga kategoria

pg slot