Categories: LajmePolitika

IHSPJ Demanton BDI-në: Nuk e keni atë nivel të rejtingut!?

BDI u mburr në rrjetet sociale se popullariteti i tyre është dy herë më i madh se të gjitha partitë e tjera shqiptare së bashku, por megjithatë, VMRO-DPMNE nuk i përfshiu në qeveri.

Ky është grafiku i shpërndarë nga BDI, për të cilin IHSPJ thotë se mungojnë informacione kyçe.
“Është qartë e theksuar se bëhet fjalë për afërsinë me partitë vetëm për një pjesë të të anketuarve, gjithsej 421 të anketuar (rreth 40% e mostrës totale), një e dhënë që është lënë jashtë në publikimet e partisë politike BDI”, thuhet nga IHSPJ.

IHSPJ mohon pretendimet e BDI-së

Instituti për Hulumtime Sociologjike dhe Politiko-Juridike (IHSPJ) mohoi pretendimet e partisë politike Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), e cila u mburr në rrjetet sociale me rezultatet e sondazhit të IHSPJ-së, duke pretenduar se ata kanë dyfish më shumë mbështetje se të gjitha partitë e tjera shqiptare së bashku, por megjithatë nuk janë pjesë e qeverisë.

Sipas IHSPJ-së, postimet e BDI-së në Facebook më 24 janar 2025 e paraqesin në mënyrë të pasaktë rezultatin e sondazhit të publikuar nga instituti dy ditë më parë, më 22 janar 2025.

“Rezultatet e paraqitura në postimet e përmendura nuk mund të interpretohen në asnjë mënyrë si rejting partiak dhe nuk mund të shërbejnë si bazë për të pretenduar se një pjesë e konsiderueshme e popullatës mbështet partinë politike BDI”, theksojnë nga IHSPJ.

Ata sqarojnë se rezultatet lidhen me afërsinë e një pjese të të anketuarve me partitë.

“Përqindjet e shfaqura janë marrë vetëm nga një pjesë e mostrës së të anketuarve (rreth 40%), të cilët fillimisht kanë raportuar se ndihen të afërt me një parti politike. Në pyetjen pasuese, vetëm këta të anketuar janë pyetur të zgjedhin partinë me të cilën ndihen të afërt, duke rezultuar në një gjetje për afërsinë e një pjese të popullatës me partitë, dhe jo në një gjetje për rejtingun partiak që përfshin të gjithë popullsinë”, shpjegon Instituti.

Prandaj, IHSPJ konsideron se kjo mënyrë e dezinformimit të publikut dëmton përpjekjet e shkencëtarëve dhe sektorit civil për të kontribuar në krijimin e një debati politik të shëndetshëm të bazuar në fakte.

“Është qartë e theksuar se bëhet fjalë për afërsinë me partitë vetëm për një pjesë të të anketuarve, gjithsej 421 të anketuar (rreth 40% e mostrës totale), një e dhënë që është lënë jashtë në publikimet e partisë politike BDI”, theksojnë nga IHSPJ.

Instituti u bëri thirrje aktorëve politikë përkatës të përmbahen nga përhapja e dezinformatave në publik.

Rezultatet e plota të sondazhit mund të gjenden në këtë link. /meta.mk

Admin01

Recent Posts

Dorëheqje me akuza: Fisnik Ristemi largohet nga VLEN në Gostivar

Ai thekson se nuk dëshiron të bartë përgjegjësi për një humbje të parashikuar të VLEN-it…

9 minutes ago

Egjipti propozon aleancë ushtarake si ajo e NATO-s me vendet arabe: Të mbrohemi nga sulmet

Egjipti po kërkon të fitojë mbështetjen e kombeve arabe për një forcë arabe të ngjashme…

48 minutes ago

Krizë në VLEN Gostivar: Shefi i Shtabit Zgjedhor, Fisnik Ristemi, jep dorëheqje – Lista e këshilltarëve, shkak përçarjeje

Në prag të zgjedhjeve lokale, koalicioni VLEN në Gostivar përballet me krizë të brendshme: Shefi…

1 hour ago

Gazetari dhe publicisti Seladin Xhezairi mer çmimin ambasador i paqes

Gazetari dhe publicisti i njohur nga Tetova, Seladin Xhezairi ka marrë çmimin “Abmasador i Paqes”…

2 hours ago

Valbon Limani: Do të punoj për transforminin e Gostivarit

Pas një shëtitjeje simbolike nëpër rrugët e qytetit deri në selinë e Komisionit Komunal Zgjedhor,…

3 hours ago

Levica me kandidatë për kryetar bashkie në Tetovë-Dr Katka Bozhinovska, Gostivar – Darko Grujovski.Deputetja Mojsoska do të kandidojë për Strugën

Me nder dhe përgjegjësi të veçantë, njoftojmë se në komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Strugës,…

3 hours ago