Sulmuesi i njohur me prejardhje boshnjake, Zlatan Ibrahimoviq, do të luajë në një film.
39-vjeçari do të luajë rolin e legjionarit romak “Antivirus” në filmin “Asterix dhe Obelix”, raporton “L’Equipe”.
Vetë sulmuesi shtatlartë ka postuar një fotografi në “Instagram” me emrin e karakterit të tij në këtë film.
Ky film është planifikuar të dalë në treg në vitin 2022.
Kujtojmë se më parë në serinë e filmave për “Asterix dhe Obelix” kishin luajtuar edhe Zinedine Zidane, Tony Parker, Michael Schumacher e Amelie Mauresmo.