Smart News

Ibrahimi: Përurimi i One stop-shop me Kosovën, ditë historike

 

Kryetari i Alternativës Zeqirija Ibrahimi, në intervistën e fundit në TVAlsat, duke folur për hapjen e pikës së përbashkët one stop-shop në dy pika kufitare, ka deklaruar se gjatë fundjavës kishim një moment historik.

“Takimi me kryeministrin Kurti nuk ishte i planifikuar, por pas hapjes së pikës së përbashkët e shfrytëzuam atë moment historik për të pirë një kafe së bashku. Përurimi i asaj ngjarje ishte historike për qytetarët e të dy vendeve. Gjatë atij takimi nuk kishim mundësi të flasim gjerësisht, por zoti Kurti shprehu përkrahjen e tij ndaj Koalicionit VLEN”, tha Ibrahimi.

Exit mobile version