Smart News

Ibrahimi: Për 100 ditë VLEN e tregoi dallimin!

Kryetari i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi, në 100 ditët e Qeverisë, nënvizoi se VLEN ka treguar një dallim të dukshëm në këto 100 ditë.
” Dikujt që nuk i mjaftuan as 22 vjet për ta bërë një punë të mirë, ndërsa neve nuk na duhen më shumë se 100 ditë që ta bëjmë dallimin”, deklaroi Ibrahimi.

Prioritetet e VLEN për të ardhmen përfshijnë reformën në administratën publike, tranzicionin energjetik dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor. Ndër të tjera, Ibrahimi shpjegoi themelimin e Akademisë Shqiptare të Shkencave si një hap të domosdoshëm për avancimin e intelektualëve shqiptarë.

“Së pari të shpjegojmë se bëhet fjalë për akademi dhe jo për ushtri. Në një botë pluraliste akademia nuk mund të jetë moniste. Ne e kemi pasur në program, ndërsa kështu vetëm e kemi mbështetur nismën e intelektualëve shqiptarë për të pasur akademi shkencash. Nuk ka kuptim të kemi rreth 1000 profesorë universitarë dhe vetëm dy akademikë shqiptarë. Ky është poshtërim që nuk e lejojmë. Sivjet buxheti për Akademinë është siguruar nga katër komunat shqiptare (Çair, Tetovë, Gostivar dhe Zhelinë), ndërsa presim që edhe komunat e tjera ta mbështesim këtë project”, tha Ibrahimi, duke shtuar se vitin tjetër do të përpiqen që kjo akademi të gjej zgjidhje ligjore.

Dita e mirë shihet në sabah, tha Ibrahimi për 100 ditët e para të Qeverisë

Exit mobile version