I infektuar me COVID, ndahet nga jeta në moshën 59-vjeçare deputeti Bashkim Fino

e postuar më at 07:31
84 0

Deputeti socialist, Bashkim Fino është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare. Ai ishte prekur nga COVID-19 prej disa ditësh dhe gjendja e tij ishte përkeqësuar.

Në një postim në rrjetet sociale, zv/ kryeministri Erion Braçe, teksa ka publikuar një foto me Finon shkruan: “Tani je ne qiell shoku im”.

Bashkim Fino lindi më 12 tetor 1962 në Gjirokastër. Ishte Kryeministër i Shqipërisë prej 9 mars 1997 deri më 29 qershor 1997. Kreu studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega Financë. Në vitin 1992, Z. Fino u zgjodh Kryetar i Bashkisë Gjirokastër, post të cilin e mbajti deri në vitin 1996.

J X

nga kategoria