I dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares Ekrem Rexhepi, sulmohet nga të burgosurit

e postuar më at 18:17
43 0

I dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares, Ekrem Rexhepi është sulmuar fizikisht nga të burgosurit në qendrën e paraburgimit në Prishtinë. Atij mbrëmë i është ndërruar qendra e paraburgimit, meqenëse jeta e tij është vënë në rrezik.

26-vjecari është transferuar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz të Podujevës. Kështu ka konfirmuar për Insajderin, avokati i tij, Fitim Limani.

“Gjendja e tij s’është e mirë, mbrëmë kam marrë informatë prej gjykatës që ai ndodhet në burgun e Sigurisë së Lartë, është transferuar nga Prishtina pasi ka qenë i sulmuar nga të burgosurit e tjerë. Transferimi ka ndodh meqenëse i është rrezikuar edhe jeta, për shkak të sulmeve që ka pasur nga të burgosurit e tjerë, ia kanë ndërru pra qendrën e paraburgimit”,  tha avokati.

Avokati theksojë se i dyshuari ka refuzuar të tregojë se si është sulmuar.

“Rasti është i ndejshëm dhe i mbrojturi im pasi jam konsultuar me të nuk ka pranuar të flas, ai ska dhënë ndonjë deklaratë ka refuzu me fol dhe nuk e di versionin e tij qysh ka ndodhur rasti. Nuk e kam takuar në qendrën e paraburgimit mirëpo kam qenë në seancën dëgjimore”, tha ai.

J X

nga kategoria

pg slot