Smart News

Huzeir Mustafi godet Arben Fetain: Sa komuna do të merrni ju vazalë të vazalëve?

Kryetari i degës së Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë, Huzeir Mustafa, përmes një postimi në Facebook ka shprehur kritika të forta ndaj një ish-kryetarit të Kuvendit të ASH-së, dhe zv/kryeministrin Arben Fetait, për të cilin thotë se po manipulon situatën për shkak të presioneve nga Adnan Azizi.

Postimi i plotë:

“Keqardhje për ish “mikun” tonë në dëshpërim, i detyruar nga Adnani të reagojë vend e pa vend, shpeshherë edhe kundër vullnetit të tij , vetëm që të mos qortohet nëpër restorantet e Tetovës pse nuk e ka sharë më shumë kryetarin e vet.

Punësimet?
Nuk do të realizohen kurrë!
Edhe kur thoni “për disa muaj”, gënjeni. Vetëm procedura minimale kërkon:
– 10 ditë për shpalljen e konkursit
– 10 ditë për provimin
– 10 ditë për përzgjedhjen
Ndërkohë, zgjedhjet shpallen më 27 korrik. Pra, vetëm kontratat mbi vepër mund t’i quani “punësime” – asgjë e re, e njëjta metodë e vjetër!

Sa i përket ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat:
Kalimi në Qeveri nuk është arritje!
Arritje është që ky ligj të dorëzohet në Kuvend, të votohet dhe pastaj të dërgohet në Komisionin e Venedikut. Çdo gjë tjetër është zvarritje dhe teatër politik.

Dhe për në fund:
Sa komuna do të merrni ju, si vazalë të vazalëve?
A do të garoni ju në Likovë?
A do të kandidojë Hazir Aliu në Gostivar, apo Bashkim Bakiu në Saraj?
Apo edhe ato pozita me qira që i kishit, po ua marrin të tjerët?

Keqardhje për gjendjen ku keni përfunduar”, ka përfunduar Mustafi.

Exit mobile version