Humb jetën 23-vjeçari nga Shkupi, tre të lënduar rëndë

96 0

Në aksidentin që ndodhi mbrëmë në rrugën rajonale Shkup-HEC Kozjak humbi jetën një djalë 23 vjeçar nga Shkupi, ndërsa lëndime të rënda trupore kanë marrë dy persona prej të cilëve njëri i mitur. Disa bashkudhëtarë kanë marrë lëndime të lehta trupore.

Siç kumtoi MPB, aksidenti ka ndodhur mbrëmë, ndërmjet automjetit motorik vozitës “opel korsa” me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.M.(23) nga Shkupi, dhe automjetit motorik udhëtues “ford fokus” me targa të Shkupit i drejtuar nga R.K.(30) nga Shkupi dhe automjeti “foklsvagen golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga V.K.(43) nga Shkupi. “Në vendin e aksidentit ka vdekur shoferi M.M. ndërsa lëndime të rënda trupore kanë marrë bashkudhëtari i automjetit “opel korsa” B.S.(24) nga Shkupi dhe bashkudhëtari i mitur në automjetin “ford fokus”, të konstatuara në Kompleksin e klinikave “Nëna Terezë” dhe Spitali i përgjithshëm i qytetit “Shën Naum i Ohrit”.

Lëndime të lehta ka marrë R.K. dhe bashkudhëtarët e automjetit të njëjtë B.K.(31) dhe dy të mitur të konstatuara në Kompleksin e klinikave “Nëna Terezë”, kumtoi MPB. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes nga Prokurori publik dhe ekipi i inspektimit të SPB-së Shkup.

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria