Hulumtim: 1/3 e qytetarëve nuk e dijnë kush i përfaqëson në Kuvend

e postuar më at 09:59
59 0

Në një anketë të realizuar nga instituti Societas Civilis, sipas një vlerësimi nga 1 deri më 10, qytetarët Kuvendin e Maqedonisë së Veriut e kanë vlerësuar me 4,2. Sipas kësaj ankete më së shumti besueshmëri gëzon Presidenti i Shtetit.

Mbi 76 përqind e qytetarëve vlerësojnë se deputetët në Kuvend i përfaqësojnë intëresat e partive politike, dhe jo të qytetarave të cilët I kanë votuar. Pak më pak se gjysma e qytetarëve theksojnë se aspak nuk janë të njoftuar me performancën e deputetëve në Kuvend, ndërsa një e treta e qytetarëve as nuk I dijnë emrat e deputetëve të njësisë së tyre zgjedhore… Kështu flasin të dhënat e anketës së realizuar nga Societes Civika, e cila u publikua sot. Sipas kësaj ankete gjysma e qytetarëve të anketuar vlerësojnë se Qeveria deri në një shkallë të caktuar e kontrollon punën e Kuvendit, ndërsa poashtu vlerësojnë se deri në një shkallë ky institucion është i mbyllur për pjesmarrjen e opinionit në punën e saj. Përqindja më e madhe e të anketuarve vlerësojnë se deputetët e rajoneve të tyre nuk I informojnë qytetarët për punën e tyre. Nga njëshi tek dhjeta, qytetarët e besojnë tek kuvendi në shkallën 4,2.

VLORA REÇICA NGA INSTITUTI “SOCIETES CIVIKA”

Qytetarët besojnë tek Kuvendi në shkallën 4,2. Vërehet rënie e lehtë krahasuar me vitin e kaluar. Poashtu punën e kuvendit e vlerësojnë me 2,6 që është në nivel të njejtë me anketën e vitit 2020. Nga ana tjetër interest e kujt I përfaqësojnë deputetët. Për fat të keq, mbi 76 përqind e të anketuarve vlerësojnë se deputetët në Kuvend, gjithmonë I përfaqësojnë interest e partive politike. “

Në pyetjen se me çfarë mbahet më shumë mend kjo përbërja parlamentare, vendin e parë e zë propozim ligji për regjistrimin e popullsisë, në vend të dytë si më karakteristike e cilësojnë propozim ligjin për mbështetje financiare për uljen e pasojave të shkaktuara nga Kovid 19 dhe në vend të tretë propozimi i partisë “E majta ” për përcaktim të pozicionit kombëtar për integrimin e vendit në BE.

Dy të tretat e qytetarëve vlerësojnë se Kuvendi ndikon mesatarisht ose ka ndikim të madh mbi kualitetin e ligjeve, ndërsa shumica e tyre vlerësojnë se nuk janë të kënaqur me kualitetin e ligjeve të sjellura.

Perceptimi I një pjese dominante të të anketuarve është se deputetët deri në një shkallë varen nga vullneti I liderëve të partive politike nga të cilat ata vijnë. Ndërsa lidhur me pyetjen se cila parti politike ose koalicion ka kontribuar në punë më kualitative në Kuvevend, qytetarët

“SOCIETAS CIVILIS”

“50 përqind, apo gjysma e të anketuarve pajtohen se me ndryshim të modelit zgjedhor mund të kontribuohet në uljen e varësisë së depuretëve ndaj liderëve partiak. Të anketuarit nga shkalla 1 deri në 5, punën e Kuvendit e vlerësuan me notë 2,6 që është identike për punën e Kuvendit në vitin 2020”

Në këtë anketë qytetarët u pyetën edhe lidhur me besueshmërinë ndaj institucioneve dhe nga njëshi deri tek dhjeta besueshmëri më të madhe gëzon Presidenti I Shtetit, që është vlerësuar me 4.5. Më pas renditet Qeveria me 4.3, Kuvendi me 4.2 ndërsa më sa paku besueshmëri gëzon gjyqësori ku qytetarët e kanë vlerësuar me 3.1.

nga kategoria