Hoxhiq dorëzon ankesë në Gjykatën Supreme

e postuar më at 12:02
39 0

Adriana Hoxhiq kryetare e Iniciativës qytetare “UZ-AH” ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme për vendimin e PZAP-it për anulimin e votave në pesë komuna.

Hoxhiq ka thënë se vendimi është skandaloz dhe nëse ai nuk tërhiqet do t’i shfrytëzojë të gjitha rrugët ligjore brenda dhe jashtë vendit.

“Ne sapo e dorëzuam ankesën. Vendimi i djeshëm është skandaloz dhe i papranueshëm, sepse i shkel të drejtat e qytetarëve që ta shfrytëzojnë votën e tyre. Ai vendim i djeshëm është sfidë për të gjitha institucionet Kosovës dhe me përgjigjen e që e marrim nga Supremja do të shohim nëse Kosova është shtet ligjor apo jo. Ne do t’i shfrytëzojmë të gjitha rrugët ligjore, nëse kjo nuk bën punë do të shfrytëzojmë edhe mekanizmat jashtë vendit”, ka thënë ajo.

Ndryshe, Paneli për Ankesa dhe Parashtresa sot ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të rinumërohen 134 vendvotime.

nga kategoria